Elita e basketbollit vazhdon sot me dy superduele

Basketboll

Elita e basketbollit vazhdon sot me dy superduele

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 12:14
Pamje nga një ndeshje

Pas ndeshjes se mbrëmshme mes Pejës dhe Bashkimit, elita e basketbollit vazhdon sonte me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 21-të, ku do të përballen Trepça-Golden Ylli dhe Proton Cable Prizreni – Istogu.

Në “Minatori” do të ballafaqohen vendi i parë më të katërtin. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun.

Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.

Kjo xhiro përmbyllet të shtunën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, në duelin Vëllaznimi-Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Superliga - Java 21

Sot takohen:

19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni - Istogu

Të shtunën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat