Bashkimi fiton në shtëpi ndaj Peja 03

Basketboll

Bashkimi fiton në shtëpi ndaj Peja 03

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 21:21
Pamje nga ndeshja

Bashkimi ka arritur fitore tjetër ndaj Peja 03 me rezultat 81:66 (21:7,23:25,21:13,16:21).

Vajzat nga Prizreni që nga fillimi treguan potencial e tyre duke shënuar 21 pikë për gjatë çerekut të parë e Peja 03 nuk pati mundësi që të shënoj më shumë së 7 pikë.

Lojë më e barazuar u zhvillua përgjatë 10 minutave të periudhës së dytë, e pjesa e parë u mbyll në të mirë të Bashkimit me rezultat 44:32.

Vashat portokall e zi vazhdimisht arritën që ta kenë nën kontroll lojën e në fund shënuan fitoren e radhës me rezultat të përgjithshëm 81:66

Për fitoren e Bashkimit më të dalluarat ishin Sarah Mgbeike me 27 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime si dhe u ndihmua nga Arbnore Përçuku me 11 pikë, 5 kërcime dhe 18 asistime.

Kurse tek vashat pejane më e efikasja ishte Zërina Shatri me 8 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat