Tirana fiton sërish derbin me Partizanin

Basketboll

Tirana fiton sërish derbin me Partizanin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Tirana fitoi 103-77 ndaj Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superligës në basketboll për meshkuj.

Sfida e luajtur në “Fahrie Hoti” u komandua gjatë gjithë kohës nga bardheblutë, që u shkëputën që në pjesën e parë. 7 lojtarë të Tiranës realizuan mbi 10 pikë.

Fitoren e parë të këtij viti gjeti Teuta, që mundi 92-73 Vllazninë në Durrës.

Sfidë e ekuilibruar në 20 minutat e para, që u mbyllën 42-41 për vendasit. Më pas, në pjesën e dytë, vjen shkëputja e teutës, që e meritoi fitoren, sfidë ku u dalluan Memcaj me 29 pikë e Bacon me 27.

Fitore të rëndësishme, për të siguruarnjë vend mes më të mirëve sezonin e ardhshëm, arriti Elbasani, që mundi 96-74 Skënderbeun në Korcë. Miqtë u shkëputën që në fillim dhe e administruan avantazhin, ku diferencën e bëri Skëndaj, autor i 29 pikëve.

Superliga-Meshkuj, java e 14-të

Teuta – Vllaznia, 92-73

Tirana – Partizani, 103-77

Skënderbeu – Elbasani, 74-96

Flamurtari – Fieri Basket, 11 shkurt

Apolonia – Kamza Basket, 11 shkurt

Besëlidhja (pushim)

Renditja: Besëlidhja 24 pikë, Vllaznia 22 pikë, Tirana 22 pikë, Kamza Basket 21 pikë, Teuta 21 pikë, Apolonia 19 pikë, Elbasani 18 pikë, Partizani 17 pikë, Flamurtari 15 pikë, Fieri Basket 12 pikë, Skënderbeu 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat