Real Madrid mposhtet në Itali

Basketboll

Real Madrid mposhtet në Itali

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Janë mbyllur takimet e raundit të 26-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Skuadra kryesuese e Real Madrid u mund 81:76 në Itali nga Armani Milano.

Gjithsesi, ekipi spanjoll komandon i pashqetësuar renditjen, me 22 fitore.

Me 18 fitore, në vendin e dytë, ndodhet skuadra e Barcelonës, që fitoi pa probleme ndaj Alba Berlin me shifrat 93-77. Më pas, me nga 16 fitore, vijnë tri skuadra: Panathinaikos, Monaco dhe Virtus Bolonja.

Në fazën play off shkojnë tetë ekipet më të mira në përfundim të sezonit të rregullt, ku ndodhen edhe Olympiacos, Fenerbahce dhe Baskonia Gasteiz. Gjithsesi, është një garë e fortë sportive për një vend në play off.

Euroleague-Raundi i 26-të

Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv, 105-91

Baskonia Gasteiz – Villeurbanne, 94-80

Partizan Beograd – Bayern Mynih, 78-79

Valencia – Basket – Olympiacos, 65-78

Armani Milano – Real Madrid, 81-76

Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas, 91-93

Panathinaikos – Fenerbahce, 74-63

Virtus Bolonja – Monaco, 78-81

Barcelona – Alba Berlin, 93-77

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat