Prishtina përforcohet me ish-basketbollistin e NBA-së

Basketboll

Prishtina përforcohet me ish-basketbollistin e NBA-së

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 00:02
Diamond Stone

Diamond Stone është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas zyrtarizoi këtë të shtunë marrëveshjen me ish-basketbollistin e LA Clippers

Stone luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 centimetra.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli, ku është paraqitur me mesatare prej 27.4 pikëve dhe 10.1 kërcimeve për ndeshje.

“Ehhh tash çelni sytë

DIAMOND STONE i bashkohet SIGAL PRISHTINËS

Qendra amerikane ka karrierë të suksesshme me ç’rast ishte i draftuar në NBA me LA Clippers (sezoni i parë) dhe më pas ka luajtur në NBA G-League për 3 vite me skuadra të ndryshme.

Së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje", njofton KB Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat