Golden Eagle Ylli sfidon Vëllaznimin, Trepça favorit ndaj Istogut

Basketboll

Golden Eagle Ylli sfidon Vëllaznimin, Trepça favorit ndaj Istogut

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Festë e basketbollit në Gjakovë, sot do të nisë “Final 8” i Kupës së Kosovës

Palestra “Shani Nushi” do të jetë arenë e basketbollit nga 13 deri më 17 shkurt.

Tetë skuadrës e elitës në kërkim për trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës.

Më 17 shkurt zhvillohet edhe finalja e femrave mes Bashkimit e Prishtinës, dy skuadrave për momentin më të mirat në basketbollin e femrave në vendin tonë.

Katër skuadrat e Ligës së Parë të Meshkujve e rritin edhe më shumë rëndësinë e kësaj ngjarje në Gjakovë.

Basketboll cilësor pritet në parket dhe atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna me pjesëmarrjen e tifozerive nga e gjithë Kosova.

Gjakova ka qenë shembull për organizim dhe kështu pritet edhe në Final 8.

Sot dhe nesër do të zhvillohet sfidat çerekfinale, derisa të enjten gjysmëfinalet. E premtja është pushim për tu përgatitur për finalen e madhe të shtunën.

Basketboll dhe jo vetëm, do të ketë në Gjakovë nga 13 deri më 17 shkurt. Pikërisht finalet zhvillohen më 17 shkurt, Festën e Pavarësisë së Kosovës.

Trepça triumfoi në dy vitet e fundit, derisa rivalitet i madh pritet këtë edicion.

Orari

E martë

14:00 Bora – Kosovari

17:00 Trepça – Istogu

20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

E mërkurë

14:00 Vushtrria – New Basket

17:00 Peja – Bashkimi

20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

E enjte

14:00 Finalja – Liga e Parë

17:00 Gjysmëfinalja I 

20:00 Gjysmëfinalja II

E shtunë

14:00 Finalja: KBF Prishtina – KBF Bashkimi

17:00 Finalja: Kupa e Kosovës,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat