Lista e basketbollistëve të grumbulluar të Shqipëria

Basketboll

Lista e basketbollistëve të grumbulluar të Shqipëria

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:48
Lista

Kombëtarja e basketbollit për meshkuj përgatitet për aventurën e saj në fazën para-eliminatore të Kupës së Botës së vitit 2027. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj ndodhet në grup bashkë me Armeninë dhe Austrinë.

Më 25 shkurt, kuqezinjtë do të luajnë sfidën e parë në grup, atë ndaj Armenisë, ndeshje që zhvillohet në Yerevan. Stafi teknik, ka grumbulluar për këtë ndeshje 15 basketbollistë, që do të zhvillojnë fazën përgatitore më datat 19-23 gusht, në mjediset e Akademisë Goga.

Nga kjo listë 3 lojtarë do të largohen për të përcaktuar më pas listën prfundimtare me 12 emra. Një aventurë e vështirë për kombëtaren kuqezi, që prej vitesh nuk arrin të lërë shumë gjurmë në arenën ndërkombëtare, me disa fitore sporadike.

Në këtë turne, Shqipëria do të zhvillojë 4 ndeshje, ku përveç sfidës së 25 shkurtit do të luajë edhe një tjetër më 21 nëntor të këtij viti (me Austrinë në  Shqipëri). Ndërsa dy ndeshjet e fundit, ato të kthimit, do të luhen më 20 e 23 shkurt 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat