Golden State në një moment magjik

Basketboll

Golden State në një moment magjik

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Pamje nga ndesbhja

Milwaukee nuk zhgënjen para tifozëve të tij, duke mundur 112-95 kampionët e Denver. Antetokounmpo ishte protagonist për Bucks, duke realizuar 36 pikë e 18 rebound, ndërsa 29 pikët e 12 rebound të Jokic për miqtë mbetën për statistikë.

Minnesota qëndron ende në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121-100 në fushën e Clippers. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dalluan Towns me 24 pikë e Edwards me 23 pikë.

Irving dhe Doncic, me nga 26 pikë secili, i dhanë fitoren Dallas, që mundi 112-104 Washington. Fiton edhe Houston, që mundi 105-103 New York, sfidë ku u dallua Brooks me 23 pikë.

Fitorja e pestë radhazi për Golden State, që po kalon një moment të mirë.

Ekipi i Warriors mundi 129-107 Utah Jazz, ku dyshja Curry-Thompson realizoi 51 pikë. Philadelphia, falë 24 pikëve të Hield, mundi 123-121 Cleveland.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Indiana, 111-102

Cleveland – Philadelphia, 121-123

Atlanta – Chicago, 126-136

Toronto – San Antonio, 99-122

Houston – New York, 105-103

Memphis – New Orleans, 87-96

Milwaukee – Denver, 112-95

Dallas – Washington, 112-104

Utah Jazz – Golden State, 107-129

Clippers – Minnesota, 100-121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat