Rregullat për tifozët në Final 8 Kupa e Kosovës

Basketboll

Rregullat për tifozët në Final 8 Kupa e Kosovës

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Nga 13 deri më 17 shkurt do të mbahet Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll.

Turneu i Kupës do të mbahet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

“Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmerr masat e nevojshme që ky event të kalojë siç është më së miri.

Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Gjithashtu sipas këtij njoftimi, kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e palestrës.

Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë:

Mjetet piroteknike,

Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

Ombrella,

Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

Kamera profesionale dhe video kamera,

 Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat