Bora me fitore bindëse në finale

Basketboll

Bora me fitore bindëse në finale

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:45
Bora

Bora është finalistja e parë të Kupës së Ligës së Parë të meshkujve.

Skuadra prishtinase në gjysmëfinale mundi Kosovarin 116:59 (34:17, 30:16, 25:11, 27:15).

Skuadra e Bora-s e nisi ndeshjen më mirë dhe që nga fillimi ishte në epërsi, ku në fillim krijoi epërsi 18:4, derisa vazhdoi me lojë të mirë dhe e fitoi çerekun e parë, 34:17.

Skuadra prishtinase vazhdoi me lojë të mirë dhe ngriti epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 64:33.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë dhe ngritin më shumë epërsinë për të triumfuar 116:59.

Te Bora u dalluan Tyus Jefferson me 24 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime dhe Dion Haxhosaj me 25 pikë e 12 kërcime, derisa te Kosovari më i miri ishte Adrian Ibishi me 15 pikë e 12 kërcime.

Bora në finale e pret fituesin e ndeshjes New Basket-Vushtrria, që zhvillohet të mërkurën nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat