​Shkaku i Trepçës, Istogu liron tre basketbollistë amerikanë

Basketboll

​Shkaku i Trepçës, Istogu liron tre basketbollistë amerikanë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:53
KB Istogu

KB Istogu nuk po ka fat këtë sezon, dhe rezultatet negative vazhdimisht po e përcjellin skuadrën e Fikret Shatrit.

Ecuria negative vazhdoi edhe mbrëmë, pasi që Istogu u mposht në çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll nga Trepça.

E pas humbjes me Trepçën, Istogu ka marr vendim të liroj basketbollistët e huaj, respektivisht tre amerikanë.

“Klubi pas ndeshjes së fundit ka vendosur që të shkëpus marrëveshjen dhe t’i lirojë tre lojtarët amerikanë. Klubi falënderon lojtarët për kontributin”, shkruante në komunikatën e Istogut.

Po ashtu, KB Istogu njoftoi se për pjesën e mbetur të kampionatit do t’i jap shanse lojtarëve vendor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat