Liga Unike një zhgënjim për ekipet shqiptare, humbasin Flamurtari, Tirana e Partizani

Basketboll

Liga Unike një zhgënjim për ekipet shqiptare, humbasin Flamurtari, Tirana e Partizani

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:07
Pamje nga një ndeshje

Java e 4-t e Ligës Unike në basketboll për femra ka qenë një dështim për ekipet shqiptare.

Të trija ekipet shqiptare që marrin pjesë, Flamurtari, Tirana e Partizani, janë mundur ndaj rivaleve nga Kosova.

Partizani kampion po zhgënjen këtë sezon, teksa nuk ka fituar ende asnjë ndeshje dhe mbyll renditjen. Të “kuqtë” u mundën në kryeqytet nga Penza me shifrat 76-82. Kjo ishte fitorja e parë për ekipin nga Kosova në këtë turne.

Humbjet e Flamurtarit dhe Tiranës kanë ardhur në Kosovë. Bardheblutë u mundën thellë 83-40 nga Bashkimi, që udhëheq renditjen me pikë të plota. Ndërsa Flamurtari u mund 65-47 nga Prishtina, duke zbritur në vendin e tretë.

Liga Unike-Femra, java e 4-t

Bashkimi – Tirana, 83-40

Partizani – Penza, 76-82

Prishtina – Flamurtari, 65-47

Renditja: Bashkimi 8 pikë, Prishtina 7 pikë, Flamurtari 6 pikë, Tirana 6 pikë, Penza 5 pikë, Partizani 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat