Fitojnë Lakers e Miami

Basketboll

Fitojnë Lakers e Miami

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:11
LeBron James

Fitorja e pestë radhazi për Boston Celtics, që mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas triumfit 118-110 ndaj Brooklyn. Tatum me 41 pikë ishtë më i miri në fushë për miqtë.

Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 125-111 Detroit dhe qëndron në zonën play out. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Russell me 21 pikë e Davis me 20.

Zhgënjen Milwaukee, që në fushën e tij u mund 123-97 nga Miami. Jovic me 24 pikë e Robinson me 23 bënë diferencën për ekipin nga Florida. Minnesota nuk lëshon kreun në Perëndim, duke mundur 121-109 Portland, ndeshje ku u dallua Edwards me 41 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Brooklyn – Boston, 110-118

Orlando – Oklahoma, 113-127

Milwaukee – Miami, 97-123

Phoenix – Sacramento, 130-125

Portland – Minnesota, 109-121

Lakers – Detroit, 125-111

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat