Fitojnë Lakers dhe Clippers, bien kampionët e Denver

Basketboll

Fitojnë Lakers dhe Clippers, bien kampionët e Denver

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:38
Pamje nga ndeshja Utah Jazz – Lakers

Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke fituar sot 136-86 ndaj Brooklyn, fitorja më e thellë e regjistruar këtë sezon (50 pikë diferencë).

Pritchard me 28 pikë e Ëhite me 27 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të Boston, që preku kuotën e 43 fitoreve në NBA këtë sezon.

Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundën 138-122 Utah Jazz jashtë fushe. Davis me 37 pikë e Hachimura me 36 pikë bënë diferencën për ekipin kalifornian në këtë sfidë. Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 130-125 Golden State, që ndalet pas 5 fitoresh radhazi. Për Clippers shkëlqeu Harden me 26 pikë.

Humbet ekipi kampion i Denver, që u mund 102-98 në fushën e tij nga Sacramento. De’Aron Fox me 30 pikë u dallua për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe Miami, që mundi 109-104 Philadelphia (Herro e Adebayo nga 23 pikë secili), ndërsa Memphis mundi 121-113 Houston (Jackson 20 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Atlanta, 122-99

Orlando – New York, 118-100

Philadelphia – Miami, 104-109

Boston – Brooklyn, 136-86

Cleveland – Chicago, 108-105

Toronto – Indiana, 125-127

Memphis – Houston, 121-113

New Orleans – Washington, 133-126

Dallas – San Antonio, 116-93

Denver – Sacramento, 98-102

Phoenix – Detroit, 116-100

Utah Jazz – Lakers, 122-138

Golden State – Clippers, 125-130

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat