Bora fiton Kupën e Ligës së Parë

Basketboll

Bora fiton Kupën e Ligës së Parë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:42
Kryetari i FBK-së ia dorëzon Kupën kapitenit të Bora-s

Bora ka triumfuar në Kupën e Ligës së Parë. Prishtinasit në finale kanë shënuar fitore ndaj New Basket me rezultat 91:72 (21:22, 17:16, 22:21, 31:13).

Ndeshja e zhvilluar në Gjakovë ishte mjaft interesante, ku për 30 minuta ishte e barabartë, por fituesi është vendosur në dhjetë minutat e fundit, ku skuadra nga Prishtina ishte më e mirë dhe më e vëmendshme për të triumfuar në fund 91:72.

MVP i Kupës së Ligës së Parë është shpallur Dion Haxhosaj, çmim të cilin ia ka dhuruar Fetahu, ashtu si Kupën, Daxhosajt për triumfin në Ligën e Parë.

Është një sukses për ekipin e Bora-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat