Sigal Prishtina - Trepça, finalja e Kupës së Kosovës

Basketboll

Sigal Prishtina - Trepça, finalja e Kupës së Kosovës

Nga: K. Goca Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:58
Dardan Berisha

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 71:66 (23:19, 21:17, 16:14, 11:16) ndaj Bashkimit, në ndeshjen e gjysmëfinales që është zhvilluar në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.  

Në minutën e 24-të, prishtinasit avancuan me 13 pikë (53:40) ndaj prizrenasve.

Në minutën e 30-të rezultati ngushtohet në 10 pikë (60:50).

Në minutën e 33-të, Bashkimi me një lojë të mirë (me seri 5:0) ngushton rezultatin në 60:55, pastaj në 61:58 (në minutën e 37-të).

Një minutë pa përfunduar sfida Prishtina ishte në epërsi me tre pikë (67:64) dhe ngadhënjeu me meritë ndaj rivalit të vjetër me rezultat 71:66.

Basketbollisti Shaheed Davis është më i dalluari me 21 pikë të Sigal Prishtina, i ndihmuar nga Dardan Berisha me 19 e Muhamedali Janjeva 12 sosh. 

Isaiah Umipig e Altin Morina, shënuan më së shumti pikë të Bashkimi, secili nga 14.

Të shtunën në mbrëmje (17.00) do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së Mitrovicës. 

Para finales së meshkujve të shtunën. Në orën 14.00 luhet finalja në konkurrencën e femrave, Prishtina – Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat