Goditi me grusht rivalin, policia arreston basketbollistin e njohur

Basketboll

Goditi me grusht rivalin, policia arreston basketbollistin e njohur

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:39
Isaiah Steward

Një situatë kaotike ka ndodhur në NBA, me yllin e Detroit Pistons, Isaiah Steward, që është arrestuar nga policia.

Kjo ka ardhur për shkak sepse ai goditi me grusht kundërshtarin e tij, basketbollistin e Finiks Sans, Dru Eubanks.

Pas disa orëve në rajon, Stjuart u lirua, ndërsa Eubanks tha para ndeshjes se sherri ndodhi teksa ai po dilte në arenë.

Ai tha se një debat filloi dhe lojtarët ishin gjoks për gjoks përpara se Stjuart ta gjuante me grusht.

Sigurimi ndërhyri dhe Eubanks tha se ishte mirë për të luajtur lojën, megjithëse policia thotë se ai pësoi një dëmtim të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat