Super finalja mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës

Basketboll

Super finalja mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Finalja e Kupës së Kosovës pritet të jetë spektakolare, ku do të përballen Trepça dhe Sigal Prishtina.

Super finalja zhvillohet në Gjakovë nga ora 17:00, aty ku po zhvillohet Final 8 dhe për tre dite ka qenë spektakël i basketbollit.

Rruga e Trepçës ishte duke mundur Istogun 84:51 dhe Golden Eagle Yllin 72:59, derisa Sigal Prishtina në çerekfinale fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit 108:90, ndërsa në gjysmëfinale, skuadrën tjetër prizrenase, Bashkimin 66:71.

Trepça ka triumfuar në dy edicionet e fundit në Kupën e Kosovës, ku në finalen e fundit mundi pikërisht Sigal Prishtinën.

Bardhekaltrit gjithsej kanë triumfuar 15 herë, njëherësh skuadra më e trofeshme në vend, derisa ‘Xehetarët’ kanë fituar gjashtë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat