Trepça dhe Sigal Prishtina përballen në finalen e Kupës së Kosovës

Basketboll

Trepça dhe Sigal Prishtina përballen në finalen e Kupës së Kosovës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Finalja e Kupës së Kosovës do të vë përballë dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçën dhe Sigal Prishtinën.

Mitrovicasit kanë fituar në dy herët e fundit, derisa bardhekaltrit janë skuadra më e trofeshme në vend.

Më së shumti Kupën e Kosovës e ka fituar Sigal Prishtina, gjithsej 15 herë.

Në dy edicionet e fundit ka triumfuar Trepça, ndërsa mitrovicasit në total e kanë fituar gjashtë herë, derisa gjashtë herë e ka fituar edhe Peja.

Finalja e madhe zhvillohet sot në Gjakovë nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat