Finalja drithëruese në Gjakovë, Prishtina apo Trepça?

Basketboll

Finalja drithëruese në Gjakovë, Prishtina apo Trepça?

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:20
Pamje nga ndeshja Sigal Prishtina - Bashkimi

Festa e basketbollit dhe Pavarësisë së Kosovës.

Dita e shtunë është 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, njëherësh edhe finalja e Kupës mes Trepcës dhe Sigal Prishtinës.

Sfida zhvillohet nga ora 17:00, më 17 shkurt në Gjakovë, aty ku kemi parë spektakël të basketbollit nga 13 shkurti.

Trepça ka triumfuar në dy edicionet e fundit në Kupën e Kosovës, ku në finalen e fundit mundi pikërisht Sigal Prishtinën.

Kryeqytetasit gjithsej kanë triumfuar 15 herë, derisa mitrovicasit kanë fituar gjashtë herë.

Rruga e Trepçës deri në finale ishte duke mundur Istogun 84:51 dhe Golden Eagle Yllin 72:59, derisa Sigal Prishtina në çerekfinale fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit 108:90, ndërsa në gjysmëfinale, skuadrën tjetër prizrenase, Bashkimin 66:71.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat