Finish për infarkt, Trepça fitues i Kupës! Dëshpërimi te Prishtina

Basketboll

Finish për infarkt, Trepça fitues i Kupës! Dëshpërimi te Prishtina

Nga: K. Goca Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 19:06
Trepça

Trepça është fitues i Kupës së Kosovës në basketboll. 

Mitrovicasit mbrojtën trofeun e Kupës dhe ky është edhe një sukses i madh për klubin që ka tifozeri më të madhe në Kosovë.

Trepça ka shënuar fitore me rezultat 71:69 (22:15, 16:20, 19:16, 20:18) ndaj Sigal Prishtinës.  

Trepça – Sigal Prishtina 71:69
Shikues: 2.500.
Trepça: Davis 3, Edge 13, Tmushiç 7, Hajrizi 19, Tshimanga 11, Haxhiu, Upson 5, Capers 9, Hot 2, Kastrati 2 dhe Kapiti. 

Sigal Prishtina, Wilson 3, F. Rugova 2, Berisha 11, Davis 11, Shirko 3, Clark 12, Armstead 6, Demi, Ejupi, Janjeva, Stone 21 dhe Istrefi.

Finish për infarkt, Trepça fitues i Kupës dhe dëshpërimi te Prishtina 

Prishtina ka avancuar me pesë pikë (49:44) në minutën e 27-të.

Në minutën e 30-të, rezultati baras (51:51).

Në çerekun e katërt, Trepça e nisi fuqishëm me një seri 5:0.  

Në minutën e 31-të, Trepça kaloi në epërsi me 53:51 duke e ndezur atmosferën në palestrën e sportit "Shani Nushi” në Gjakovë. 

Në minutën e 32-të thellon epërsinë në pesë pikë (56.51).

Në minutën e 35-të, “xehetarët” shtuan epërsinë në 7 pikë (65:58),

Rezultati ngushtohet në 70:66 në minutën e 38-të.

Një minutë pa përfunduar sfida, Prishtina ngushton rezultatin në 70:69.

Trepça ngadhënjeu me rezultat 71:69 ndaj rivalit të përbetuar e të përjetshëm Sigal Prishtinës.

Në radhët e Trepçës u shqua Drilon Hajrizi me 19 pikë e tek Prishtina Diamond Stone me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat