Partizani vijon serinë e fitoreve

Basketboll

Partizani vijon serinë e fitoreve

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Partizani

Të besuarat e Eliverta Bujarin mundin Teutën, 96-63, kampionati kryesohet nga Flamurtari!

Partizani ka vijuar serinë e fitoreve në kampionat, ndërsa në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në atë ndeshje që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, mundi Teutën, 96-63.

Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga të besuarat e Eliverta Bujarit, e cila i dha hapësirë dhe vajzave të reja.

Nivelet e mëdha mes dy skuadrave janë dukur që në periodën e parë, të cilën Partizani e ka fituar 27-10. 28-25 perioda e dytë po për Partizanin, që në pushim ka kryesuar 55-35.

Edhe pas pushimit Partizani nuk toleron. 21-18 perioda e tretë dhe në total 76-53. E fundit 20-10 dhe në total 96-63.

"Kupa na goditi shumë psikologjikisht. E në fakt jo vetëm humbja e kupës, por kishim vështirësi dhe për t'u rimëkëmbur.

Megjithatë jam munduar të merrem shumë me anën psikologjike që ne jemi të gjithë profesionistë dhe duhet ta lëmë mënjanë atë humbje.

Kjo ndeshje tregoi që vajzat janë mirë fizikisht dhe të afta për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit", ka shpjeguar Eliverta Bujari në përfundim të ndeshjes.    

Në ndeshjet e tjera të kampionatit të femrave, Tirana ka mundur Barleti Basket, 80-37. Flamurtari ka fituar me Studentin, 51-43, kurse Vllaznia ka mundur Elbasanin, 80-27. Kampionati kryesohet nga Flamurtari me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat