Thyhet rekordi i pikëve në “All Star Game”, Lindja dominon Perëndimin

Basketboll

Thyhet rekordi i pikëve në “All Star Game”, Lindja dominon Perëndimin

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Gjatë natës së mbrëmshme është zhvilluar “All Star Game” në NBA mes ekipit të Konferencës së Lindjes dhe atij të Perëndimit.

Do të jetë një natë që do të mbahet në mend dhe do të hyjë në histori për shkak të sasisë së pikëve në një përballje “All Star”.

Për herë të parë në historinë e ndeshjeve “All Star”, një ekip ka kapërcyer shifrën prej 200 pikëve.

Është Lindja që ka triumfuar përballë Perëndimit me rezultatin e jashtëzakonshëm 211-186.

Takimi i zhvilluar në Indianapolis ishte dëshmitar i kësaj ndeshjeje që mbrojtjet thuajse nuk u vunë re.

Ekipi i Lindjes tregoi një formë tejet të mirë duke shkuar në pushim me epërsi 104-89.

Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Damian Lillard i cili u shpall MVP me 39 pikë.

Edhe pse Tauns nga ekipi i Perëndimit shkëlqeu me 50 pikë të realizuara, ato nuk kryen punë për të ndryshuar fituesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat