Sigurojnë yllin e Brooklyn, synojnë edhe talentin e Atlanta

Basketboll

Sigurojnë yllin e Brooklyn, synojnë edhe talentin e Atlanta

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Skuadra e Lakers po bën një merkato të fuqishme këtë periudhë, për të ndërtuar një ekip të fortë dhe që mund të pretendojë për titullin kampion në NBA.

Për momentin ekipi kalifornian është në zonën play out në Konferencën e Perëndimit, zonë ku ishte edhe vjet e më pas shkoi deri në finalet e kësaj Konference.

Së fundi, Lakers kanë siguruar basketbollistin 30-vjeçar Spencer Dinwiddie, që erdhi nga Brooklyn. Një basketbollisti me përvojë, që ka luajtur me dfisa skuadra në NBA dhe që do t’i japë më shumë forcë Lakers.

Por kalifornianët nuk do të ndalen këtu, pasi objektivi kryesor është ai i transferimit të organizatorit Trae Yong, që luan me Atlanta. Ai pritet të jetë ylli i tretë i ekipit, por nuk dihet nëse transferimi mund të kryhet që në shkurt apo verën e ardhshme.

Pas ndeshjes së “All Star Game”, kampionati për momentin është disa ditë pushim dhe skuadrat janë duke kryer disa manovra në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat