Bashkimi i pamposhtur, fiton me 4 pikë dallim ndaj Penzës

Basketboll

Bashkimi i pamposhtur, fiton me 4 pikë dallim ndaj Penzës

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:44
Bashkimi

Bashkimi ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje të Liga Unike Femrat.

Skuadra prizrenase që së fundi fitoi Kupën e Kosovës shënoi fitore ndaj Penzës 62:66 (14:14, 17:17, 13:14, 18:21), në sfidën  që u zhvillua ne Prizren.

Ndeshja ka qenë e barabartë nga fillimi deri në fund.

Pjesa e parë përfundoi 31:31 dhe dy minuta nga fundi shifrat ishin 59:59, por në momentet vendimtare prizrenaset ishin më të mira dhe fituan 62:66.

Skuadra nga Peja ka një fitore e pesë humbje.

Te Penza më e mirë ishte Wingate Davion Gayle me 22 pikë e tetë kërcime, kurse te prizrenaset kapitenia Aulona Muhadri me 15 pikë e 19 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat