Prishtina i jep leksion Tiranës

Basketboll

Prishtina i jep leksion Tiranës

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:45
Pamje nga një ndeshje

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Tiranës në udhëtim me rezultat 56:71 (10:24, 18:13, 16:15, 12:19) në javën e pestë të Liga Unike Femrat.

Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen më mirë, që ishte vendimtare, pasi e fitoi çerekun e parë 10:24, ndërsa periudha e dytë dhe e tretë ishte më e barabartë, me vendaset që për një nuancë ishin më të mira, megjithatë në dhjetë minutat e fundit, bardhekaltret ishin më të mira për të triumfuar me 15 pikë dallim, 56:71.

Te Tirana më e mira ishte Enisa Qosja me 18 pikë e tri kërcime, kurse te Prishtina më e mira Jade Williams me 32 pikë e 14 kërcime.

Tirana ka dy fitore e tri humbje, kurse Prishtina katër fitore e një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat