Ndezët atmosfera, Kombëtarja e Irlandës në Kosovë! Hajrizi zotohet për fitore 

Basketboll

Ndezët atmosfera, Kombëtarja e Irlandës në Kosovë! Hajrizi zotohet për fitore 

Nga: K. Goca Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:26
Drilon Hajrizi

I madh dhe i vogël në drithërima po e presin ballafaqimin mes kombëtares së Kosovës dhe Republikës së Irlandës.

Është sfida e parë mes këtyre dy kombëtareve, një sfidë që pritet me padurim dhe që do të luhet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës ka mobilizuar armët për fitore dhe asgjë tjetër në ndeshjen e parë e të vlefshme të Grupit A për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027 në basketboll. 

Drilon Hajrizi, basketbollist i spikatur i kombëtares së Kosovës, i matur si gjithmonë, kërkon përkrahjen e tifozëve Dardanë sepse fitorja nuk do të jetë vetëm e kombëtares dhe e basketbollit por e gjithë shtetit të Kosovës.

Ndezët atmosfera, Kombëtarja e Irlandës në Kosovë! Hajrizi zotohet për fitore. 

“Ndeshja kundër Irlandës është ndeshja e vetme e vitit 2024 në Kosovës, andaj i ftoj që data 22 të jetë data e cila të ju gjejë në palestrën e sportit së bashku siç kemi ditur shumë herë, që të bashkuar të arrijmë shumë suksese.

Data 22 të na gjej së bashku që të fillojmë me fitore, që do të jetë një ndihmesë e madhe për ne. Ju ftoj të gjithëve që data 22 të na gjej të bashkuar për një sukses të radhës”, thotë Hajrizi për faqen e FBK-së.

Kosova është në grup me Irlandën, Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat