Për herë të parë zbarkojnë në tokën e Kosovës! Qallaku nuk ia ka frikën 

Basketboll

Për herë të parë zbarkojnë në tokën e Kosovës! Qallaku nuk ia ka frikën 

Nga: K. Goca Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:48
Arian Qallaku

Basketbollisti Arian Qallaku nuk i frikësohet në asnjë formë kombëtares së Republikës së Irlandës por beson e shpreson se me angazhim e lojë cilësore, fitorja do të mbetet në Prishtinë.

Atmosferë e zjarrtë është para sfidës së parë të vlefshme të Grupit A për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027 në basketboll.

Atmosferë e shkëlqyeshme në kampin e kombëtares së Kosovës.

Gjithçka është e gatshme për përballjen e nesërme (19.00), pritet që me shikues të jetë e stërmbushur Qendra e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

Një ndeshje që zgjon kërshërinë e tifozëve Dardanë.

Irlanda për herë të parë zbarkon në tokën e shtetit të Kosovës.  

Qallakaj shprehet se do të japin maksimumin dhe shpreson në fitore.

“Kjo është ndeshja jonë e parë, shpresojmë të fillojmë me fitore.

Jemi të përgatitur maksimalisht për këto ndeshje dhe shpresoj të kemi paraqitje sa më të mirë”, Qallaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat