Dardanët përplasen me irlandezët! Norik Binqe: Forca Kosova

Basketboll

Dardanët përplasen me irlandezët! Norik Binqe: Forca Kosova

Nga: K. G. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:22
Basketbollisti Norik Binqe

Sa po afrohet përballja Kosova - Republika e Irlandës, gjithnjë e më shumë shtohen emocionet qoftë në kampin e kombëtares tonë qoftë të tifozët Dardanët. 

Fitorja është synim i djelmoshave tanë ndaj Republikës së Irlandës, që mund të jetë një kundërshtar më shumë të panjohura në fushë e lojës.

Në orën 19.00 të ditës së nesërme, do të jetë festë basketbolli në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dardanët përplasen me irlandezët!

Basketbollisti Norik Binqe kërkon përkrahjen nga tifozët ndaj Republikës së Irlandës 

“Ejani që të na përkrahni neve dhe fëmijët e SOS fshatit. Forca Kosova”, bën thirrje Bnqe.

Ndeshja e parë në kuadër të Grupi A për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Zvicra, Azerbajxhani dhe Republika e Irlandës janë në grup me Dardanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat