Dardan Berisha i bën thirrje tifozëve para sfidës me Irlandën

Basketboll

Dardan Berisha i bën thirrje tifozëve para sfidës me Irlandën

Nga: K. G. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:48
Dardan Berisha

Kosova apo Republika e Irlandës?

Gjithçka do të dihet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Pikësynim i Dardanëve është fitorja në sfidën e parë të Grupit A për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027 në basketboll.

Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, shprehet optimist për sfidën e nesërme.

Nga ana tjetër, basketbollisti më i mirë në vendin tonë, Dardan Berisha, i bën thirrje tifozëve që të jenë në palestër dhe së bashku të shkojnë drejt fitores, më të nevojshme se kurrë.

“I bëj thirrje krejt tifozëve me ardh me na përkrahur, është ndeshja e vetme për këtë vit në Kosovë kundër Irlandës, e cila është shumë me rëndësi për ne. Të na mbështetni dhe gjyma e çmimit të biletës do të shkojë për SOS fshatin”,  - tha mes të tjera Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat