Çfarë shkruan faqja zyrtare e Irlandës për Kosovën dhe Dardan Berishën?   

Basketboll

Çfarë shkruan faqja zyrtare e Irlandës për Kosovën dhe Dardan Berishën?   

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 12:03
Kosova

Republika e Irlandës në basketboll ka njohuri të bollshme për kombëtaren e Kosovës dhe pak a shumë frikën ia kanë basketbollistit Dardan Berisha. 

Faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Irlandës, “Basketball.ie”, shkruan mes të tjera: “Kosova ka luajtur katër ndeshje kualifikuese të FIBA EuroBasket 2025 në vitin 2023, duke e mposhtur Zvicrën me rezultat 76:49 në ndeshjen e tyre hapëse, para dy humbjeve radhazi nga Danimarka dhe fitorja ndaj Zvicrës vendase.

Dardan Berisha ka një rol qendror për Kosovën.

Gardiani i gjuajtjeve për tre pikë, është veteran, në moshën 35-vjeçare, por është ende shumë i aftë që të vendosë rezultatin e një loje nëse i jepet mundësia”.

Kosova - Irlanda luajnë sonte (19:00) në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit A të rrethit të parë parakualifikues të Kupës së Botës 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat