Kosova humbi përqendrimin në 5 minutat e fundit, mposhtet nga Azerbajxhani

Basketboll

Kosova humbi përqendrimin në 5 minutat e fundit, mposhtet nga Azerbajxhani

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:54
Pamje nga ndeshja

Azerbajxhani ka shënuar fitore me rezultat 87:77 (19:19, 24:25, 16:16, 28:17) ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e dytë të Grupit A të parakualifikueseve për Kupën e Botës 2027 në basketboll.

Ndeshja është zhvillua në arenën sportive në Baku, në një atmosferë të mirë dhe numër të madh të shikuesve.    

Kosova humbi përqendrimin në 5 minutat e fundit, kësisoj pësoi humbje.

Image

Azerbajxhani e nisi ndeshjen me një seri 4:0, ndërsa Kosova me një treshe dhe me dy pikë më pas kaloi në epërsi me 4:5. 

Çereku i parë përmbyllet baras (19:19). 

Image

Në vazhdim lojë me rivalitet të madh dhe 44:45 në favor të Kosovës në minutën e 20-të. 

Çereku i tretë dramë në vete, 50:50 në minutën e 23-të.

Në minutën e 26-të 53:56  për Dardanët. 


Azerbajxhani – Kosova 87:77

Azerbajxhani: S. Donat 5, Haciyeva 27, Pashayev 1, Poladkhanli, Shirzadov, E. Donat, Turgut 10, Hall 20, Hamzayev 8, K. Mammadov 8, A. Mammadov e Shirzadov 8.
Kosova: Berisha 20, Janjeva 6, Mala 16, Morina, Pepaj, Binqe, Qallaku 4, Hajrizi 5, M. Ismajli 4, J. Ismajli, Kapiti 19 e Tmushiç 3.

Në minutën e 29-të, Azerbajxhani kaloi në epërsi me një pikë (59:58) dhe me rezultati 59:60 për Kosovën.

Kosova sërish shkëputet në epërsi me tre pikë (63:66) dhe pas pak sekondave u barazua në 66:66 e 68:66 për azerët.

Azerbajxhani shkëputet në epërsi me 5 pikë (71:66) në minutën e 35-të.

Epërsia 10 pikë (80:70) e vendasve në minutën e 37-të.

Çereku i fundit ishte fatal për Dardanët duke pësuar humbje me rezultat 87:77.

Të vendasit Orhan Haciyeva u shqua me 27 pikë, i ndihmuar nga Donta Hall me 20, ndërsa të Kosova Dardan Berisha shënoi 20 pikë, i ndihmuar nga Dardan Kapiti me 19, Musab Mala 16 etj.

Kosova kryeson me 3 pikë (1 fitore e 1 barazim) por ka një ndeshje më shumë se Zvicra dhe Azerbajxhani është në pozitën e dytë me 3 pikë por ka një ndeshje më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat