Fabian Gjuka: Nuk do të ndalemi dhe nuk do kënaqem me kaq 

Basketboll

Fabian Gjuka: Nuk do të ndalemi dhe nuk do kënaqem me kaq 

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:58
Fabian Gjuka

Penza e Pejës dje ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të pjesës së rregullt të kampionatit, ndaj rivalit direkt për vendin e katërt siç është Trepça.

Penza ngadhënjeu me rezultat 82:78 ndaj Trepçës.

Një fitore e madhe për vashat pejane të cilat ngriten në vend të katërt me 26 pikë e kanë një më shumë se Trepça një vend më poshtë pas javës së 19-të.

Kryetrajneri i Penzës, Fabian Gjuka, tha se ka arritur qëllimin një javë pa ra perdja e pjesës së rregullt të kampionatit, për faktin se pozita e katërt garanton play- off-in.     

“Qëllimin për të cilin u ktheva në klubin e zemrës ku kalova momentet më të mira e më të lavdishme e arrita dhe qëllimin që ma pat tregu kryesia e klubit”, thotë Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Gjuka thotë se Penzën e sheh si befasi të këtij edicioni:

“Penzën e shoh surprizën me të këndshme të kampionatit. Dhe besoj që nuk do të ndalemi dhe nuk do kënaqem me kaq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat