Prishtina demolon Partizanin

Basketboll

Prishtina demolon Partizanin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:20
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka vazhduar me formë të lartë në Liga Unike Femrat, ku shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 81:65 (19:14, 18:22, 18:13, 26:16), në javën e gjashtë.

Fillimi i ndeshje ishte i barabartë, madje në minutën e tetë shifrat ishin 13:14, kur vendaset me një seri prej 6:0, e fituan çerekun e parë 19:14.

Por, mysafiret u rikthyen shpejt dhe pjesa e parë ishte e barabartë, duke përfunduar 37:36.

Por, pjesa e dytë ishte më e mirë për prishtinaset, që ngritën epërsinë me kalimin e minutave dhe triumfuan 81:65.

Te Prishtina u dalluan Asianae Johnson me 25 pikë e pesë asistime, Jade Williams me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Luna Castro me 11 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, ndërkohë te Partizani u dalluan Ornela Lalaj me tetë pikë e 11 kërcime dhe Samra Omerbasiq me 15 pikë e shtatë kërcime.

Prishtina ka pesë fitore e një humbje, kurse Partizani një fitore e pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat