Kapiteni i Sllovenisë shpërthen ndaj tifozëve dhe Luka Donçiqit

Basketboll

Kapiteni i Sllovenisë shpërthen ndaj tifozëve dhe Luka Donçiqit

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 17:00
Sllovenia

 

Sllovenia hapi kualifikueset e Eurobasketit me fitore ndaj Ukrainës 87:73 dhe Izraelit 88:79 dhe kapiteni Klemen Prepelic foli hapur për faktin se pavarësisht këtyre sukseseve, Luka Donçiq, i cili as nuk luajti në ato duele, është në fokus të publikut slloven.

Prepelic ka theksuar se i ka ardhur keq të glorifikojë Doncicin, për të cilin flitet edhe kur nuk luan për kombëtaren.

“Gjithmonë theksohet se Donçiq nuk është aty dhe pse nuk është aty. Luka, Luka dhe sërish vetëm Luka…

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se pa Doncicin nuk kemi shanse të jemi në majën e basketbollit botëror, por marr informacione se ai vazhdimisht pështyn mbi djemtë që vijnë gjithmonë për të luajtur për kombëtaren”, tha Prepelic për rtvslo.si.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat