Curry lider për Warriors

Basketboll

Curry lider për Warriors

Më: 1 mars 2024 Në ora: 11:59
Pamje nga ndeshja

Denver kampion fitoi 103-97 ndaj Miami, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në NBA. Porter me 30 pikë ishte lojtari i ndeshjes, duke i dhënë fitoren skuadrës së Denver.

Pas kohës shtesë fiton Lakers, që mundi 134-131 Washington. Anthony Davis me 40 pikë si dhe LeBron James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Poole për miqtë.

Fiton edhe Milwaukee, që mundi 111-99 Charlotte, takim ku dallua Antetokounmpo me 24 pikë e 10 rebound. Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 110-99 New York. Për Warriors, u dallua Stephen Curry me 31 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Milwaukee, 99-111

Orlando – Utah Jazz, 115-107

Brooklyn – Atlanta, 124-97

New York – Golden State, 99-110

San Antonio – Oklahoma, 132-118

Phoenix – Houston, 110-105

Denver – Miami, 103-97

Lakers – Washington, 134-131

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat