Kosova bie për dy pozita

Basketboll

Kosova bie për dy pozita

Më: 1 mars 2024 Në ora: 16:04
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka rënë për dy pozita në ranglistën e FIBA-s.

Në ranglistën e publikuar këtë javë, Kosova është e 79-ta. Në ranglistën e kaluar ishte e 77-ta.

Kosova i luajti dy ndeshje së fundi. Fitoi ndaj Irlandës në Prishtinës, ndërsa më pas humbi nga Azerbajxhani në udhëtim.

Humbja nga Azerbajxhani ka bërë që përfaqësuesja e basketbollit të bie në ranglistë.

Shqipëria ka rënë për një pozitë dhe tani është e 100-ta.

Ndërkohë Azerbajxhani falë fitores ndaj Kosovës ka avancuar për 13 pozita dhe tani është i 105-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat