Celtics fiton derbin

Basketboll

Celtics fiton derbin

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:23
Pamje nga ndeshja

Boston Celtics ka fituar derbin e mbrëmjes përballë Dallas Mavericks në një ndeshje spektakolare në TD Garden.

Celtics kanë pasur epërsinë nga fillimi deri në fund të saj, derisa në fund fituan me 28 pikë diferencë 138:110.

Jayson Tatum ka qenë më meritori për këtë fitore të skuadrës vendase me 32 pikë, tetë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaylen Brown me 25 pikë si dhe qendra Kristpas Porzingis që shtoi 24 të tjera.

Luka Doncic ishte fantastik për skuadrën mysafire duke arritur ‘Triple-Double’ me 37 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, por që në fund nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Celtics vazhdojnë të jenë lider në Konferencën e Lindjes me bilanc prej 47 fitoreve e 12 disfatave, derisa Mavericks zënë vendin e tetë në Perëndim me 34 fitore e 26 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat