Lejkersat ndalin Oklahomën

Basketboll

Lejkersat ndalin Oklahomën

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:25
James

Ekipi i Minesotës ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 119-114 ndaj Portlandit. 6 lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Gobert, autor i 25 pikëve e 16 kërcime.

Ndërkohë Los Anxhelos Lejkers mundin 116-104 Oklahoma Sitin, që lëshon kreun në Perëndim.

Rasell me 26 pikë, e Dejvis me 24 pikë e 12 kërcime ishin më të mirët për Lejkersat, ndërsa për miqtë sot mungoi lojtari lider.

Nuk zhgënjen Milluoki, që mposhti 113-106 ndaj Los Anxhelos Klipers dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Xhorxh dhe Harden realizuan nga 29 pikë secili për Los Anxhelos Klipers, por që mbetën për statistikë. Lillard me 41 pikë bëri diferencën në fushë për Milluoki Baks.

NBA-Rezultatet

Bruklin – Memfis, 102-106

Milluoki – L.A. Klippers, 113-106

Minesota – Portland, 119-114

Juta Xhaz – Uashington, 127-115

Sakramento – Çikago, 109-113

Lejkers – Oklahoma, 116-104

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat