Liga Unike, gati për parket

Basketboll

Liga Unike, gati për parket

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:56
Orati

Liga Unike “Shqipëri-Kosovë” rikthehet jo vetëm në parket, me ndeshjet e javës së shtatë të basketbollit të femrave.

Kështu në sallën sportive “Farie Hoti”, Tirana sfidon Flamurtarin, e cila do të sillet dhe në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, ashtu sikurse ka ardhur deri më tani Liga Unike e vajzave me një nga ndeshjet më të mira të kësaj gare.

Tirana vjen nga humbja e një jave më parë ndaj Penzës, por të njëjtin fat ka patur dhe Flamurtari, ndërsa u mund në Vlorë nga Bashkimi i Prizrenit.

Ndaj të dyja ekipet kanë etje për të gjetur suksesin, aq më tepër që katër ekipet e para në renditje më pas luajnë Play-off për të shpallur fituesen e kësaj Lige. Të dyja ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh pas gjashtë javësh 8, ndërsa po kaq ka dhe Penza.

Në ndeshjet e tjera Penza pret Prishtinën dhe Bashkimi i Prizrenit, Partizanin, ndërsa të tria sfidat luhen në të njëjtin orar 17:00 për të mos u ndikuar nga rezultatet e njëri-tjetrit, aq më tepër që deri në përfundim të garës së rregullt janë dhe tre ndeshjet.

Aktualisht Liga Unike e vajzave kryesohet nga Bashkimi i Prizrenit me 12 pikë, kurse fituese në fuqi është Partizan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat