Penza mposhtet nga Prishtina

Basketboll

Penza mposhtet nga Prishtina

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:37
Pamje nga një ndeshje

Prishtina po vazhdon me formë të lartë në Liga Unike Femrat, ku kësaj radhe shënoi fitore ndaj Penzës me rezultat 73:79 (22:25, 15:20, 19:17, 17:17), në javën e shtatë, që u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës.

Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 3:11, dhe epërsinë e krijuar arritën ta ruajnë në pjesën e parë, që e fituan 37:45, derisa pjesa e dytë, përkundër se, ishte më e barabartë, ishte e mjaftueshme për skuadrën prishtinase që të triumfojë në fund 73:79.

Më e mira te Penza ishte Saranda Daci me 20 pikë e 11 kërcime, kurse te Prishtina më e mira ishte Asianae Johnson me 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime.

Prishtinaset kanë gjashtë fitore dhe vetëm një humbje, kurse ajo pejane ka një fitore e gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat