KB Pejës i dështon transferimi i Divine Mylesit

Basketboll

KB Pejës i dështon transferimi i Divine Mylesit

Më: 6 mars 2024 Në ora: 18:48
Divine Myles

KB Peja ka dështuar ta transferojë basketbollistin e njohur, Divine Myles.

Ishte vet klubi pejan që njoftoi se ai nuk ka mundur të regjistrohet në skuadër.

Sipas tyre, FBK-ja ka mohuar regjistrimin si basketbollist i KB Peja, pasi që ka pasur disa probleme me regjistrim.

"Federata e Basketbollit të Kosovës ka mohuar përfundimisht regjistrimin e Divine Myles si basketbollit i KB Peja.

Pas shqyrtimit të rastit, FBK ka adresuar te KB Peja se Divine Myles nuk mund të luaj për klubin tonë në sezonin 2023/24 për shkak të atyre që ata i kanë cilësuar si probleme me regjistrim.

Kësisoj, rosteri final i KB Pejës është ky aktuali - dhe përkundër mos lejimit të Divine Myles, ne jemi të kompletuar dhe premtojmë luftën deri në fund për çdo trofe të mbetur.

Të gjithë së bashku - Forca Peja!", njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat