Prishtina triumfon në gjysmëfinalen e parë

Basketboll

Prishtina triumfon në gjysmëfinalen e parë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:24
Prishtina

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Peja 03 në gjysmëfinale të Play-Off-it me rezultat 76:61 (23:12,14:13,26:16,13:20).

10 minutat e para, Prishtina regjistroi super seri duke arritur që të shënoj 23 pikë ndërsa Peja 03 u kundërpërgjigj me vetëm 12 pikë.

Në periudhën e dytë Prishtina e filloi me seri prej 4:0 por Peja 03 nuk lejoj që Prishtina të krijoj epërsi edhe më të madhe, andaj u pa lojë e barabartë duke u mbyllur ky çerek 14:13. Ndërsa rezultatin i përgjithshëm i pjesës së parë ishte 37:25.

Vashat e Prishtinës përsëri u shkëputën në rezultat në çerekun e tret duke arritur që të shënoj edhe 26 pikë të reja. Çereku i fundit u fitua nga pejanet por ishte i pamjaftueshëm për të shënuar fitore, ndeshja u mbyll me rezultat 76:61.

Më të dalluarat tek Prishtina ishin Jade Williams me 20 pikë, 19 kërcime dhe 2 asistime si dhe Asianae Johnson me 20 pikë, 7 kërcime dhe 9 asistime.

Kurse tek Peja 03 u dallua Alexis Jones  me 26 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat