Boston siguron kualifikimin në play - off

Basketboll

Boston siguron kualifikimin në play - off

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:02
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Denver fitoi 125-119 ndaj Toronto, në një përballje spektakolare mes dy ekipeve. Tjetër ndeshje e mirë për Nikola Jokic, që realizoi sërish një “triple double”, me 35 pikë, 17 rebound e 12 asist. Denver barazon Oklahomën në vendin e parë në Perëndim.

Boston bëhet ekipi i parë në NBA këtë sezon që arrin kuotën e 50 fitoreve, duke mposhtur sot 121-99 Portland. Brown me 37 pikë e Tatum me 26 pikë ishin më të mirët në fushë. Jo vetëm kaq, por Boston matematikisht ka siguruar kualifikimin edhe në fazën play off.

Jashte fushe fiton edhe Golden State, që mundi 112-102 San Antonio. Kuminga me 22 pikë e Thompson me 21 bënë diferencën në fushë. Skuadra e Dallas, falë “triple double” të Luka Doncic (27 pikë, 12 rebound, 14 asist), mundi 127-92 Chicago jashtë fushe.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Charlotte, 114-97

Cleveland – Phoenix, 111-117

Chicago – Dallas, 92-127

San Antonio – Golden State, 102-112

Denver – Toronto, 125-119

Portland – Boston, 99-121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat