Looney nuk zbriti në parket

Basketboll

Looney nuk zbriti në parket

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:24
Kevon Looney

Seria e dytë më e gjata në NBA pas asaj të Mikal Bridges!

Për herë të parë që nga viti 2021, Kevon Looney nuk zbriti në parket për Golden State Warriors, duke ndërprerë një seri prej 289 ndeshjesh duke përfshirë playoff-et (254 vetëm në sezonin e rregullt) pa humbur asnjë ndeshje, e dyta më e gjata në NBA pas asaj të Mikal Bridges.

Arsyeja është zgjedhja e trajnerit Steve Kerr, i cili preferoi Trayce Jackson-Davis në vend të tij, por Looney nuk dorëzohet: "Mund të them ende nuk jam dëmtuar, kështu që seria mund të vazhdojë".

Looney është shndërruar në një shembull të gjallë soliditeti, jo vetëm për kontributin e tij të paçmuar për Golden State Warriors si në vitin e titullit ashtu edhe në sezonin e kaluar, por edhe për serinë shumë të gjatë të ndeshjeve të njëpasnjëshme pa munguar asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat