Erhan Ramadani flet para derbit të madh me MZT-në

Basketboll

Erhan Ramadani flet para derbit të madh me MZT-në

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:43
Erhan Ramadan

Sonte prej orës 20:30 në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair do të zhvillohet derbi i madh mes Çair 2030 dhe liderit të renditjes në basketbollin maqedonas, MZT Skopje nga Aerodromi.

Këta të fundit janë edhe kampion aktual.

Kjo ndeshje do të jetë një sfidë serioze për “djemtë” e trajnerit Erhan Ramadani.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë. Ne jemi përgatitë maksimalisht për këtë ndeshje si në aspektin taktik, por edhe në at mental.

Meqenëse kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet mendoj që me përkrahjen e publikut tonë, i cili cdo herë është lojtari ynë i 6-të do të arrijmë të bëjmë historinë- ta fitojmë MZT-në!”, deklaroi trajneri Erhan Ramadani për Open-TV.

BC Çair renditet në vendin e pestë të tabelës me 32 pikë, sa ka edhe Euro Nikel në vendin e katërt, kurse kryesojnë me nga 34 pikë Rabotnicki, MZT Skopje dhe Pelisteri i treti, por këta të fundit e kanë një ndeshje më shumë të luajtur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat