Real Madrid ndeshet me ekipin Virtus Bolonja

Basketboll

Real Madrid ndeshet me ekipin Virtus Bolonja

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:05
Pamje nga një ndeshje

Virtus Bolonja – Real Madrid, kjo është ndeshja e javës së 29-të të Euro League në basketboll për meshkuj, e cila këtë të premte, duke nisur nga ora 20:30.

Në fakt java e 29-të ka nisur të enjten, gjithnjë në transmetim në RTSH Sport, me sfidën Olimpiakos – Panathinaikos, derbin helen, të cilin vendësit e fituan 71-65. Në ndeshjet e tjera Fenerbahçe ka realizuar fitoren më të thellë të javës, me 30 pikë diferencë ndaj Valencias, 118-88. Crvena Zvezda është mundur në shtëpi nga izraelitët e Makabit të Tel-Avivit, 80-84.

Një tjetër skuadër udhëtuese ka fituar mbrëmjen e së enjtes.

Bëhet fjalë për Monako, që mundi Alba Berlinin, 90-82. Baskonia trondit Milanon duke fituar me 13 pikë diferencë, 88-75 dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe Barcelona, 94-76 ndaj Partizanit të Beogradit.

Sfida mes Virtus Bolonja dhe Real Madrid është dueli i vendit të parë në renditje me vendin e shtatë. Për Virtus Bolonja duhet fitorja për të qenë në gjashtëshen e para, që do të thotë se shkon direkt në Play-off.

Kurse tetëshja finaliste plotësohet nga Play-in mes vendit të shtatë, të tetë, të nëntë dhe të dhjetë. Në fazën e parë, Real Madrid ka fituar 100-74 në ndeshje të kontrolluar nga fituesit në fuqi të Euro Ligës në basketboll për meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat