Boston nuk ndalet

Basketboll

Boston nuk ndalet

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:12
Pamje nga ndeshja

Boston vijon të jetë skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA. Ekipi i Celtics fitoi sot 127-112 ndaj Phoenix, ku protagonist ishte Brown, autor i 37 pikëve.

Ai u mbështet edhe nga Tatum (26 pikë) e Hoford (24 pikë).

Fiton edhe Milwaukee, që mundi 114-105 Philadelphian.

Maxey realizoi 30 pikë për miqtë, por që mbetën për statistikë. Për Bucks, Antetokkoumpo shënoi 32 pikë e 11 rebound, duke qenë lider në fushë.

Oklahoma rikthehet në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 126-119 ndaj Dallas.

Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Shai me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Irving.

Rezultatet

Boston – Phoenix 127-112

Chicago – Clippers 111-126

Houston – Washington 135-119

Milwaukee – Philadelphia 114-105

Oklahoma – Dallas 126-119

Portland – New York 93-105

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat