Spektakël i basketbollit në Prishtinë

Basketboll

Spektakël i basketbollit në Prishtinë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshja

Më 1 dhe 2 Prill në Prishtinë do të zhvillohet Final 4 i Liga Unike Femrat.

Pas përfundimit të dhjetë xhirove të rregullta, është koha për Final 4, ku do të luftohet për trofeun e çmuar.

Bashkimi, Prishtina, Tirana dhe Penza do të garojnë në kryeqytetin e Kosovës për trofeun e çmuar.

Në gjysmëfinalen e parë do të ndeshen Bashkimi dhe Tirana. Skuadra prizrenase e përfundoi edicionin në vendin e parë me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, duke kërkuar titullin e parë të kësaj lige, derisa tiranaset u renditën në vendin e katërt me katër fitore e gjashtë humbje.

Dueli tjetër gjysmëfinal është mes Prishtinës dhe Penzës. Prishtinaset që janë organizatore të Final 4, duan finalen, derisa në garat e rregullta, u renditën në vendin e dytë me tetë fitore e dy humbje, derisa pejanet u pozicionuan në vendin e tretë me katër fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja do të zhvillohen më 2 prill.

Ndeshjet në Kosovë transmetohen në Art Motion&Kujtesa, derisa në Shqipëri transmetohen në RTSH.

1 Prill

17:00: Bashkimi - Tirana

20:00: Prishtina - Penza

2 Prill

17:00: Ndeshja për vend të tretë

 20:00: Finalja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat