Proton Cable Prizreni, një hap drejt qëndrimit në Superligë

Basketboll

Proton Cable Prizreni, një hap drejt qëndrimit në Superligë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 21:35
Pamje nga një ndeshje

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore bindëse ndaj New Basket me rezultat 93:116 (17:23, 31:30, 28:27, 17:36), në ndeshjen e parë të “Play-out”.

Basketbollistët e Proton Cable Prizreni për një nuancë ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar 17:23, derisa periudha e dytë dhe e tretë ishin më të barabarta, por dallimi i madh u bë në dhjetë minutat e fundit, ku Prizreni u shkëput dhe fitoi 93:116, duke bërë një hap drejt qëndrimit në Superligë.

Skuadra që është më e mirë në dy ndeshje do të jetë anëtare e elitës së basketbollit edicionin e ardhshëm.

Proton Cable Prizreni u rendit e shtatë në Prince Caffe Superligë, kurse New Basket ishte finalist i Ligës së Parë të Meshkujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat